Gjykata e BE-së konfirmoi sanksionet kundër dhëndrit të Lavrovit
- Gjykata evropiane e drejtësisë në Luksemburg sot vendosi që të mos heqë sanksionet ndaj Aleksandër Vinokurovit i cili është i martuar me vajzën e ministrit të jashtëm rus, Sergej Lavrov.
- Post By Fami Bajrami
- 21:38, 29 janar, 2025
Luksemburg, 29 janar 2025 (MIA) – Gjykata evropiane e drejtësisë në Luksemburg sot vendosi që të mos heqë sanksionet ndaj Aleksandër Vinokurovit i cili është i martuar me vajzën e ministrit të jashtëm rus, Sergej Lavrov.
Me vendimin e sotëm, publikuar në ueb faqen e gjykatës, refuzohet ankesa e Vinokurovit ku kërkohej nga gjyqtarët që ta pranojnë kërkesën e tij për heqjen e sanksioneve si të bazuar dhe ta shpallin të papranueshëm vendimin e Këshillit të BE-së për vendosjen e masave kufizuese ndaj tij për aktivitete që minojnë ose kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.
Ai gjithashtu kërkoi që gjykata të urdhërojë Këshillin e BE-së që të paguajë të gjitha shpenzimet lidhur me shqyrtimin e kërkesës.