• e enjte, 30 janar 2025

Erdogani në Ankara priti delegacionin e Hamasit

Erdogani në Ankara priti delegacionin e Hamasit

Ankara, 29 janar 2025 (MIA) - Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan sot në Ankara është takuar me kryetarin e Këshillit të Hamasit, Muhamed Dervish dhe delegacionin e Hamasit, transmeton Anadollu.

Erdogani në takim ka thënë se Ankaraja do të vazhdojë të ekspozojë realitetin në Gazë, ku më 19 janar hyri në fuqi armëpushimi tre fazësh.

Ai shprehu gjithashtu shpresë për përfundimin me sukses të fazës së dytë dhe të tretë të armëpushimit "që në fund do të çojë në tërheqjen e plotë të forcave izraelite nga Gaza dhe fillimin e rikonstruimit", ka bërë të ditur Drejtoria për komunikime të presidencës turke.

Drejtoria kumtoi se në takim ka marrë pjesë edhe ministri për Punë të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, drejtori i MIT, Ibrahim Kalin, drejtori për komunikim të presidencës turke, Fahretin Altun, këshilltari kryesor për politikë të jashtme dhe siguri të presidentit turk, Akif Çagataj Kiliç dhe sekretari i presidentit turk, Hasan Dogan.

Foto: Anadollu

 

QËNDRONI TË LIDHUR