Zelenski dhe Frederiksen biseduan për paqen në Ukrainë dhe bashkëpunimin bilateral
- Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski sot bëri të ditur se me kryeministren daneze Mete Frederiksen kanë biseduar për forcimin e bashkëpunimit bilateral midis dy vendeve dhe arritjen e paqes në Ukrainë.
- Post By Fami Bajrami
- 21:18, 29 janar, 2025
Kiev, 29 janar 2025 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski sot bëri të ditur se me kryeministren daneze Mete Frederiksen kanë biseduar për forcimin e bashkëpunimit bilateral midis dy vendeve dhe arritjen e paqes në Ukrainë.
"Diskutuam mbi rëndësinë e unitetit dhe solidaritetit në Evropë në tejkalimin e sfidave dhe kërcënimeve të sigurisë globale me të cilat përballet çdo evropian. Përveç kësaj, diskutuam për forcimin e bashkëpunimit dypalësh midis Ukrainës dhe Evropës Veriore, si dhe përpjekjet e përbashkëta për të arritur një paqe të qëndrueshme", ka thënë Zelenski në Iks.
Ai falënderoi Danimarkën për mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën.
Foto: Zelenski në Iks