Rute ka biseduar me Hegset për rritjen e shpenzimeve për mbrojtje të anëtareve të NATO-s
- – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute deklaroi sot se e ka zhvilluar bisedën e parë me sekretarin amerikan të mbrojtjes, Pit Hegset për rritjen e shpenzimeve për mbrojtje.
- Post By Fitore Curri
- 17:06, 29 janar, 2025
Bruksel, 29 janar 2025 (MIA) – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute deklaroi sot se e ka zhvilluar bisedën e parë me sekretarin amerikan të mbrojtjes, Pit Hegset për rritjen e shpenzimeve për mbrojtje.
Ai në një publikim në platformën “Iks” tha se ka pasur “thirrje të shkëlqyer të parë” me Hegset.
“Që të përgjigjemi dhe të mbrohemi, duhet të mbetemi të fuqishëm, të bashkuar dhe të përgatitur – ndërsa kjo është ajo që NATO e bën çdo ditë. Me padurim presim që të punojmë me (Hegset) për rritje shtesë të shpenzimeve për mbrojtje dhe prodhimtarinë në mbrojtje për Aleancë të fuqishme”, tha Rute. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s