• e enjte, 30 janar 2025

Izraeli nesër do të lirojë 110 të burgosur palestinezë, 33 prej të cilëve janë në vuajtje të dënimit me burg të përjetshëm

Izraeli nesër do të lirojë 110 të burgosur palestinezë, 33 prej të cilëve janë në vuajtje të dënimit me burg të përjetshëm

Tel Aviv, 29 janar 2025 (MIA) – Në këmbim të kthimit të tre pengjeve civilë nesër, Izraeli do të lirojë 110 të burgosur palestinezë, 33 prej të cilëve janë në vuajtje të dënimit me burg të përjetshëm për sulme vdekjeprurëse.

Izraeli nuk liron të burgosurit në këmbim të lirimit të pesë pengjeve tajlandeze, pasi ai lirim është nën marrëveshje të veçantë midis Hamasit dhe qeverisë tajlandeze, transmeton Tajms of Izrael.

Grupi ekstremist palestinez Hamas më parë ka bërë të ditur emrat e tre pengjeve të radhës që nesër do të lirohen nga Rripi i Gazës nesër, si pjesë e marrëveshjes për armëpushim.

Pesë punëtorë tajlandezë të kidnapuar nga Izraeli, poashtu me gjasë do të lirohen.

Lirimi i pengjeve është konform marrëveshjes për armëpushim i cili ndërpreu luftimet më 19 janar pas më shumë se 15 muaj luftë.

Në fazën fillestare gjashtëjavore të marrëveshjes, 33 pengje izraelitë duhet të lirohen në këmbim të 1.904 të burgosurve palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite.

Shtatë pengje tashmë janë liruar sipas marrëveshjes. Edhe tre të tjerë do të lirohen të shtunën.

 

QËNDRONI TË LIDHUR