Turqi: Janë arrestuar 28 të dyshuar për zjarrin vdekjeprurës në ski-qendrën Kartalkaja
- Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, sot kumtoi se janë arrestuar 28 persona në lidhje me zjarrin në hotelin "Grand Kartal" në ski-qendrën Kartalkaja, transmeton TRT-Haber.
Ankara, 29 janar 2025 (MIA) - Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, sot kumtoi se janë arrestuar 28 persona në lidhje me zjarrin në hotelin "Grand Kartal" në ski-qendrën Kartalkaja, transmeton TRT-Haber.
Mes të arrestuarve është edhe pronari i hotelit dhe 18 persona të tjerë, të cilët po mbahen në paraburgim.
Duke folur para deputetëve nga Partia e tij e drejtësisë dhe zhvillimi (AKP) në pushtet, Erdogani premtoi se të gjithë ata që janë përgjegjës për tragjedinë do të sillen para drejtësisë.
"Askush nuk do të ik nga përgjegjësia", theksoi presidenti turk.
Sipas hetimeve fillestare, sistemi i zbulimit të zjarrit nuk funksiononte, ndërsa në zonë nuk kishte ekipe emergjente për reagim të shpejtë. Gjithashtu, numri i zjarrfikësve ishte i pamjaftueshëm, ndërsa daljet e evakuimit nuk plotësonin standardet e sigurisë.
Në zjarrin më 21 janar e humbën jetën 78 persona, në mesin e të cilëve 36 fëmijë, ndërsa janë lënduar 51 mysafirë. Në momentin e aksidentit, në hotel ndodheshin 238 mysafirë. ls/
Foto: EPA