• e hënë, 23 dhjetor 2024

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit në Stamboll

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit në Stamboll

 Stamboll, 2 prill 2024 (MIA) -  Të paktën 15 persona kanë humbur jetën, ndërsa tetë janë lënduar, shtatë prej tyre në gjendje të rëndë, në zjarrin që shpërtheu në një lokal nate nën një ndërtesë shumëkatëshe në lagjen Beshiktash të Stambollit, njofton Anadollu.

 Në një deklaratë nga Kabineti i guvernatorit të Stambollit theksohet se zjarri ka shpëthyer në një klub nate që ndodhet në katin e 1 dhe 2 të një pallati 16-katësh në rrugën Jildiz Posta, në lagjen Gajretepe. Në vendin e ngjrjes kanë mbërritur njësitet e shumta zjarrfikëse dhe ekipe për ndihmë urgjente. 

 Theksohet se zjarri ka shpërthyer si pasojë e rinovimeve në lokalin e natës, edhe pse nuk dihet shkaku i saktë.

"Në zjarr kanë humbur jetën 15 persona, ndërsa janë lënduar gjithsej tetë persona, prej të cilëve  shtatë  janë në gjendje kritike. Të lënduarit janë dërguar në spitalet e rajonit", thuhet në kumtesë. 

Foto: Anadollu  

 

QËNDRONI TË LIDHUR