• e martë, 25 mars 2025

Policia turke mbrëmë ka arrestuar edhe 43 protesues në qendër të Stambollit

Policia turke mbrëmë ka arrestuar edhe 43 protesues në qendër të Stambollit

Stamboll, 25 mars 2025 (MIA) - Policia ka arrestuar 43 protestues në qendër të Stambollit, ka bër të ditur ministri turk i Punëve të Brendshëm, Ali Jerlikaja në rrjetet sociale.

Mbrëmjen e djeshme opozita ka zhvilluar një tjetër tubim në sheshin Saraçane afër komunës, ku morën pjesë disa mijëra persona.

Grupe më të vogla protestuesish u përpoqën të mbanin demonstrata edhe në pjesë të tjera të Stambollit.

Një numër i madh protestuesish kanë bllokuar mbrëmë rrugët e Stambollit, në kuadër të natës së gjashtë të protestave në Turqi, raporton BBC.

Demonstratat filluan në Stamboll të mërkurën e kaluar kur prefekti Ekrem Imamogllu, rivali kryesor i presidentit Rexhep Taip Erdogan, u arrestua me akuza për korrupsion.

Përleshjet me forcat e sigurisë u përshkallëzuan të dielën në mbrëmje, kur policia përdori gaz lotsjellës dhe plumba gome ndaj protestuesve, sipas transmetuesit publik britanik.

Gjykata vendosi të dielën se Imamogllu duhet të qëndrojë në paraburgim deri në fillimin e gjyqit të tij për akuzat e dyshuara për korrupsion dhe terrorizëm. Imamogllu i mohon akuzat. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR