• e mërkurë, 26 mars 2025

SHBA-ja arriti marrëveshje me Ukrainën dhe Rusinë për lundrim të sigurt në Detin e Zi dhe ndalesë për sulme ndaj infrastrukturës energjetike

SHBA-ja arriti marrëveshje me Ukrainën dhe Rusinë për lundrim të sigurt në Detin e Zi dhe ndalesë për sulme ndaj infrastrukturës energjetike

Uashington, 25 mars 2025 (MIA) – Shtëpia e Bardhë sot njoftoi se SHBA-ja ka arritur marrëveshje me Ukrainën dhe Rusinë që të sigurohet lundrim i sigurt në Detin e Zi dhe të hyjë në fuqi ndalesa për sulme ndaj infrastrukturës energjetike në të dyja vendet. 

Në kumtesë bëhet e ditur se Rusia, si dhe Ukraina, u pajtuan për ndërprerje të armiqësive në Detin e Zi. Të dyja vendet u pajtuan që ta garantojnë sigurinë e lundrimit, ta eliminojnë përdorimin e forcës dhe të parandalojnë që anijet tregtare të jenë caqe ushtarake në Detin e Zi. 

Shtëpia e Bardhë theksoi se SHBA-ja do të ndihmojë që të kthehet qasja e Rusisë në tregun global për eksport bujqësor dhe mbeturina, të përmirësohet qasja në porte dhe sisteme të pagesave. 

Uashingtoni, gjithashtu, premtoi se do ta mbështesë shkëmbimin e pengjeve ushtarake, lirimin e civilëve dhe kthimin e fëmijëve ukrainas të dëbuar në Rusi. 

Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se Uashingtoni do të vazhdojë të organizojë bisedime ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR