• e mërkurë, 26 mars 2025

Danimarkë: Vizita e delegacionit amerikan në Grenlandë është "presion i papranueshëm"

Danimarkë: Vizita e delegacionit amerikan në Grenlandë është

Kopenhagë, 25 mars 2025 (MIA) - Vizita e ardhshme e një delegacioni amerikan në Grenlandë, ku do të jetë edhe këshilltari për siguri kombëtare, paraqet “presion të papranueshëm” ndaj Mbretërisë së Danimarkës, pjesë e së cilës është edhe ky territor autonom i Arktikut, deklaroi kryeministrja daneze Mete Frederiksen.

"Ne nuk mund të organizojmë vizita private me përfaqësues zyrtarë nga një vend tjetër," tha Frederiksen. "Presioni ndaj Grenlandës dhe Danimarkës në këtë situatë është i papranueshëm dhe ne do t'i kundërshtohemi," shtoi ajo.

Grenlanda është aktualisht në procesin e formimit të një qeverie të re pas zgjedhjeve të mbajtura më 11 mars.

Në një postim në Fejsbuk, qeveria e mëparshme tha se "nuk do të dërgojë asnjë ftesë për vizitë - as private dhe as zyrtare".

“Qeveria aktuale është në tranzicion, derisa të formohet një koalicion i ri dhe ne kemi kërkuar nga të gjitha shtetet që ta respektojnë këtë proces”, theksohet në kumtesën.

Këshilltari amerikan i sigurisë kombëtare, Majk Vollc do të vizitojë Grenlandën këtë javë, së bashku me ministrin e Energjetikës, Kris Rajt.

Në delegacion do të jetë edhe Usha Vans, gruaja e nënpresidentit amerikn Xhej Di Vans, e cila do të marrë pjesë në një garë me sajë të qenve në qytetin Sisimiut.

“Kur organizoni një vizitë si kjo, ndërsa liderët e Grenlandës thonë se nuk e duan, nuk është shenjë respekti”, përfundoi Frederiksen. ls/

Foto: Arkiv 

 

QËNDRONI TË LIDHUR