Ka përfunduar raundi i dytë i negociatave amerikano-ukrainase në Riad
- Delegacionet e SHBA-së dhe Ukrainës kanë përfunduar raundin e dytë të negociatave në Arabinë Saudite, njofton shërbimi i transmetimit publik ukrainas "Suspilne", duke cituar një burim nga delegacioni.
- Post By Qefsere Abduli
- 12:41, 25 mars, 2025

Riad, 25 mars 2025 (MIA) - Delegacionet e SHBA-së dhe Ukrainës kanë përfunduar raundin e dytë të negociatave në Arabinë Saudite, njofton shërbimi i transmetimit publik ukrainas "Suspilne", duke cituar një burim nga delegacioni.
Më herët u raportua se delegacioni ukrainas për shkak të këtij takimi e ka vazhduar edhe një ditë qëndrimin në Arabinë Saudite.
Tani për tani nuk ka ende të dhëna për temat e bisedës. Mbledhja mes delegacioneve ruse dhe amerikane, e cila zgjati më shumë se 12 orë, ka përfunduar dje, ndërsa për sot është paralajmëruar deklaratë e përbashkët e përfaqësuesve të Rusisë dhe SHBA-së.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në fjalimin e djeshëm paralajmëroi se delegacioni i SHBA-së përsëri do të takohet me ekipin ukrainas pas takimit me delegacionin rus në Arabinë Saudite. qa/
Foto: arkivi i MIA-s