• e martë, 25 mars 2025

Një shofer i furgonit arrestohet para selisë së televizionit shtetëror austriak për kërcënim me bombë

Një shofer i furgonit arrestohet para selisë së televizionit shtetëror austriak për kërcënim me bombë

Vjenë, 25 mars 2025 (MIA) - Një burrë është arrestuar pasi me një furgon ka bllokuar rrugën para selisë së televizionit shtetëror austriak ORF në Vjenë dhe ka pohuar se ka vendosur bombë në makinë, kumtoi sot policia austriake.

Automjeti është duke u bastisur, njofton policia në rrjetin social Iks. Shërbimet e urgjencës kanë evakuuar ndërtesat në zonë.

Prezantuesi i ORF-së, programi i të cilit u anulua për shkak të kërcënimit, në transmetim tha se personi në fjalë kishte kërcënuar se do të kryejë sulm me bombë para selisë së televizionit.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR