Peskov: Rezultatet nga bisedimet ruso-amerikane në Riad nuk do të publikohen
- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov sot deklaroi se rezultatet nga bisedimet mes delegacionit amerikan dhe rus në Riad nuk do të publikohen, pasi bëhet fjalë për negociata teknike.
- Post By Qefsere Abduli
- 11:46, 25 mars, 2025

Moskë, 25 mars 2025 (MIA) - Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov sot deklaroi se rezultatet nga bisedimet mes delegacionit amerikan dhe rus në Riad nuk do të publikohen, pasi bëhet fjalë për negociata teknike.
Ai theksoi se negociatat kanë qenë të detajuara dhe se përmbajtja e atyre bisedimeve nuk do të zbulohet, raportojnë mediat ruse.
Peskov shtoi se për momentin është duke u analizuar raporti nga takimi, pas së cilës do të mund të flitet për arritjet e mundshme.
Kontaktet mes Rusisë dhe SHBA-së do të vazhdojnë, shtoi ai, por ende nuk ka informacione për takime shtesë.
Gjithashtu, për momentin nuk po shqyrtohet mundësia e bisedimeve ndërmjet përfaqësuesve të Moskës, Kievit dhe Uashingtonit.
Negociatat u zhvilluan dje në Riad, ndërsa delegacionin rus e drejtonte shefi i Komitetit ndërkombëtar të Këshillit të federatës, Grigorij Karasin dhe këshilltari i drejtorit të FSB-së, Sergej Beseda.
Temë kryesore ka qenë Iniciativa për Detin e Zi, për të cilën biseduan presidentët rus dhe amerikan, Vlladimir Putin dhe Donald Tramp në bisedën e tyre të fundit telefonike.
Karasin tha se negociatat me delegacionin amerikan kanë qenë të vështira, por konstruktive. qa/
Foto: arkivi i MIA-s