Sulmohet Ambasada e Francës në RD Kongo
- Ambasada e Francës në kryeqytetin e Republikës Demokratike Kongo, Kinshasa në mëngjes u sulmua, deklaroi shefi i diplomacisë franceze, Zhan-Noel Baro.
- Post By Besnik Shuki
- 14:29, 28 janar, 2025
Paris, 28 janar 2025 (MIA) - Ambasada e Francës në kryeqytetin e Republikës Demokratike Kongo, Kinshasa në mëngjes u sulmua, deklaroi shefi i diplomacisë franceze, Zhan-Noel Baro.
Ai në Iks publikoi se pas sulmit në Ambasadë ka shpërthyer zjarr, i cili u shua.
"Sulmet e tilla janë të papranueshme. Është bërë gjithçka që të garantohet siguria e personelit tonë dhe të qytetarëve tanë", tha Baro.
Kryengritësit nga Lëvizja 23 mars (M23), të përkrahur nga Ruanda, dje kanë hyrë në Goma, qytet me dy milionë banorë, që gjendet rreth 1.600 kilometra nga kryeqyteti Kinshasa.
Në Goma vazhdojnë luftimet mes armatës dhe M23. Paraprakisht, Kombet e Bashkuara kumtuan se gjatë 24 orëve të kaluara qindra njerëz kanë kërkuar ndihmë në spitalet në Goma për shkak të lëndimeve të shkaktuara nga armë zjarri dhe granata, ndërsa në rrugë ka edhe njerëz të vrarë. bsh/
Foto: MIA arkiv