• e hënë, 23 dhjetor 2024

Stoltenberg e përshëndeti solidaritetin armenas me Ukrainën, Kremlini e kritikon vizitën

Stoltenberg e përshëndeti solidaritetin armenas me Ukrainën, Kremlini e kritikon vizitën

Erevan, 19 mars 2024 (MIA) - Sekretari i përjgithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, sot e përshëndeti solidaritetin armenass me Ukrainën, në fund të vizitës së tij treditëhe në kryeqytetet e shteteve të Kaukazit jugor, e ndjekur me kujdes dhe kritikuar nga Kremlini.

Stoltenberg sot në Erevan e përfundoi udhëtimin treditor në të cilin, krahas kryeminisstrit armenas Nikoll Pashinian, u takua edhe me liderët e Azerbajxhanit dhe Gjeorgjisë.

Në ditën e fundit të turneut, Stoltenberg u bëri thirrje Armenisë dhe Azerbajxhanit të nënshkruajnë marrëveshje paqësore pas luftës në Nagorno-Karabah, nga e cila Baku doli fitues. Liderët e dy vendeve kohë më parë paralajmëruan se janë më afër se kurdo herë të arrijnë marrëveshje.

"Armenia dhe Azerbajxhani kanë mundësi të arrijnë paqe të përhershme", tha Stoltenberg në Erevan, transmetuan mediumet franceze.

"U bëj thirrje dy vendeve të gjejnë marrëveshje në mënyrë që të hapet rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve", theksoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, duke shtuar se stabiliteti i Kaukazit "është i rëndësishëm edhe për sigurinë euroatlantike".

Kremlini e kritikoi vizitën e Stoltenbergut në rajonin e Kaukazit Jugor, ish-pjesë e Bashkimit sovjetik, duke thënë se tentimet e NATO-s për ta rritur praninë e vet në rajon nuk do të kontribuojë për sigurinë e tij.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov deklaroi se e ndjekë me kujdes vizitën e Stoltenbergut, por edhe se "kontaktet e tilla janë e drejtë sosvrane e vendeve kaukaze", transmetojnë mediumet britanike. ab/

Foto: NATО

QËNDRONI TË LIDHUR