• e shtunë, 14 dhjetor 2024

Stërvitje e BE-së për veprim në rast të një sulmi të madh kibernetik

Stërvitje e BE-së për veprim në rast të një sulmi të madh kibernetik

Bruksel, 8 nëntor 2024 (MIA) - Bashkimi Evropian sot zhvillon një stërvitje në lidhje me koordinimin e veprimeve në rast të një sulmi kibernetik në shkallë të gjerë, kumtoi Komisioni Evropian.

Në stërvitje marrin pjesë përfaqësues të KE-së, si dhe drejtues të shërbimeve të mbrojtjes kibernetike të vendeve të BE-së.

Puna e tyre mbështetet nga Agjencia Evropiane e Sigurisë Kibernetike, qëllimi i së cilës është të krijohen mundësi komunikimi midis udhëheqësive të shërbimeve evropiane në kuadrin e sistemit të sapondërtuar pan-evropian për raportim EU-SajKlon (EU-CyCLONE).

Sistemi i ri është krijuar për të menaxhuar në mënyrë operative reagimin ndaj incidenteve kibernetike dhe plotëson linjat e vendosura të kontaktit në nivel politik.

Rezultatet e stërvitjes do të reflektojnë në planin për veprimet e koordinuara në kriza të ngjajshme, të miratuar gjashtë vite më parë. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR