Shollc: Retorika e Trampit kundër Grenlandës, Kanadasë dhe Panamasë është arsye për shqetësim
- – Kancelari gjerman Olaf Shollc deklaroi se retorika ekspansioniste e presidentit të porsazgjedhur amerikan Donald Tramp, e cila është e drejtuar kundër Grenlandës, Kanadasë dhe Panamasë, është arsye për shqetësim.
- Post By Fitore Curri
- 14:37, 12 janar, 2025
![Shollc: Retorika e Trampit kundër Grenlandës, Kanadasë dhe Panamasë është arsye për shqetësim](https://mia.mk/images/20250112143718_big_730x400_95.webp )
Berlin, 12 janar 2025 (MIA) – Kancelari gjerman Olaf Shollc deklaroi se retorika ekspansioniste e presidentit të porsazgjedhur amerikan Donald Tramp, e cila është e drejtuar kundër Grenlandës, Kanadasë dhe Panamasë, është arsye për shqetësim.
Kancelari në largim në Kongresin e Partisë së tij Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD) në Berlin tha se po vijnë “kohë të pasigurta” në marrëdhëniet me Uashingtonin, duke vlerësuar se “forca të caktuara në Amerikë” punojnë “në shkatërrimin e institucioneve demokratike të Perëndimit”, njoftoi Blumberg.
Kancelari theksoi se parimi i paprekshmërisë së kufijve vlen për çdo vend dhe se ky është thelbi i vlerave perëndimore.
Në kongresin e partisë së SPD, Sholci edhe zyrtarisht ishte nominuar kandidat për kancelar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe ishte miratuar programi zgjedhor i partisë.
Kandidati për kancelar i Unionit Kristian – Demokratik (CDU), Fridrih Merc, tha se kritikat nuk do ta shqetësojnë Trampin dhe se Gjermania duhet të përqendrohet në kthimin e forcës së saj ekonomike dhe ushtarake.
Sipas anketave, blloku i qendrës së djathtë CDU/CSU (Unioni Social Kristian i Bavarisë) ka rreth 31 për qind mbështetje të votuesve, Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë (AfD) ka rreth 20 për qind, SPD 17 për qind, ndërsa Të gjelbrit 12 për qind.
Aleati i Trampit, miliarderi amerikan Ilon Mask para pak kohësh e mbështeti AfD para zgjedhjeve gjermane të caktuara për 23 shkurt. fc/
Fotografia: DPA