Gjashtë persona humbën jetën nga një shpërthim në një restorant në Çeki
- – Gjashtë persona humbën jetën nga shpërthimi i një bombole gazi në një restorant në qytetin Most, në veriperëndim të Çekisë, me çka ishte djegur ndërtesa, njoftoi sot ndihma urgjente, transmetoi Hina.
- Post By Fitore Curri
- 12:06, 12 janar, 2025

Pragë, 12 janar 2025 (MIA) – Gjashtë persona humbën jetën nga shpërthimi i një bombole gazi në një restorant në qytetin Most, në veriperëndim të Çekisë, me çka ishte djegur ndërtesa, njoftoi sot ndihma urgjente, transmetoi Hina.
Mediat britanike informuan se në shpërthimin e madh mbrëmë janë lënduar edhe tetë persona, ndërsa nga restoranti dhe ndërtesat përreth janë shpëtuar 30 persona, njoftoi shërbimi zjarrfikës në rrjetin social Iks.
Sipas dëshmitarëve të rastit, shpërthimi ishte shkaktuar kur ishte rrokullisur një ngrohëse me gaz, që shkaktoi zjarr, ndërsa pastaj edhe shpërthim, njoftuan nga brigada zjarrfikëse.
Ministri i Punëve të Brendshme, Vit Rakushan deklaroi për Radion Çeke se ngrohësja ishte në kopshtin dimëror të restorantit.
Në restorant ka pasur rreth 20 mysafirë, informon Radioja Çeke. fc/
Fotografia:X
Velitel zásahu po příjezdu na místo rozhodl o zahájení hasebních prací a zároveň vyslal skupinu hasičů s útočným proudem hledat hosta restaurace uvězněného na toaletě. Těžce zraněného se ho hasičům podařilo z hořící budovy zachránit. pic.twitter.com/Itay7Sj8t7
— Hasičský záchranný sbor ČR (@hasici_cr) January 12, 2025