“Temp”: Zvicra shpreh gatishmëri të jetë nikoqire e takimit mes Trampit dhe Putinit për Ukrainën
- Zvicra është e gatshme të jetë nikoqire e takimit mes presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Tramp dhe atij rus Vlladimir Putin i cili do t'i kushtohet zgjidhjes së konfliktit në Ukrainë, nëse ata e kërkojnë këtë, shkruan sot gazeta zvicerane "Temp" (Le Temps).
- Post By Fami Bajrami
- 13:21, 12 janar, 2025

Gjenevë, 12 janar 2025 (MIA) - Zvicra është e gatshme të jetë nikoqire e takimit mes presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Tramp dhe atij rus Vlladimir Putin i cili do t'i kushtohet zgjidhjes së konfliktit në Ukrainë, nëse ata e kërkojnë këtë, shkruan sot gazeta zvicerane "Temp" (Le Temps).
“Pas samitit në Birgenshtok, Ukrainë, Rusia dhe SHBA u informuan rregullisht për gatishmërinë tonë për të mbështetur përpjekjet diplomatike për të vendosur paqen”, deklaroi shefi i shërbimit për shtyp të Ministrisë së Jashtme të Zvicrës, Nicola Bido, transmeton gazeta.
Autoritetet zvicerane, megjithatë, nuk do të marrin iniciativën për këtë çështje, ndërsa gazeta thekson se vendi është vetëm një nga ata që janë të gatshëm për të pritur takimin mes dy liderëve.
Trampi më 10 janar paralajmëroi përgatitjet për takim me Putinin, sepse, sipas tij, "është e nevojshme t'i jepet fund konfliktit në Ukrainë".
Përfaqësuesi për shtyp i liderit rus, Dmitri Peskov, deklaroi se Putini është i gatshëm të takohet me Trampin pa asnjë parakusht.
Foto: EPA