• e shtunë, 22 shkurt 2025

Greqia do t’i rikonstruojë vendkalimet kufitare tokësore

Greqia do t’i rikonstruojë vendkalimet kufitare tokësore

Athinë, 12 janar 2025 (MIA) – Rikonstruim i vendkalimeve kryesore kufitare tokësore të Greqisë me vendet fqinje, përfshirë Evzonin dhe Bogorodicën, si dhe ajo që do të hapet në rajonin e Prespës, paralajmëron kryeministri grek Kiriakos Micotakis, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Tradicionalisht, çdo javë Micotakisi në Fejsbuk publikon një recension javor, ndërsa sot, duke qenë se është i pari për këtë vit, ka adresuar zotimet e Qeverisë për vitin 2025, duke përfshirë edhe rikonstruimin e pikave kufitare.

Ai shpjegon se rikonstruimi fillon me vendkalimin Kipi në Evros drejt Turqisë, projekt për të cilin është duke u zhvilluar tender prej 12.9 milionë euro dhe që sipas Micotakisit “pritet të ulë kohën e pritjes për kalimin e automjeteve për 75 për qind dhe vlerësohet se projekti do të përfundojë në fund të vitit 2025".

"Pas Kipit do të vijojë rikonstruimi i të gjitha vendkalimeve kryesore kufitare tokësore (Kastanies pranë Evrosit, Evzonit, Lemosit në Prespë, Kakavia dhe Kristalopigi). Imazhi i tyre momental nuk është i përshtatshëm për një vend evropian si Greqia. Për herë të parë pas dekadash, ndërtimi dhe rinovimi teknologjik do të kryhet në të gjitha pikat hyrëse/dalëse qendrore në vend, për t'u shërbyer më shpejt vizitorëve dhe transportit tregtar. Reduktimi i kohës së pritjes në hyrjet dhe daljet e vendit do të kontribuojë në nxitjen ekonomike dhe turistike të Greqisë veriore, nga Thrakia në Epir”, shkroi Micotakisi.

Për hyrjen e Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën Shengen në fillim të këtij viti, ai tha se "do të rrisë transitin drejt Greqisë edhe ashtu vëllimor", ndërsa në vitin 2024, përmes kufirit bullgaro-grek në Promahonas kanë kaluar rreth 8.600.00 njerëz.

Ministri i Punëve të Brendshme të Greqisë, Todoris Livanios, në një intervistë për gazetën greke “Proto tema” javën e kaluar, duke folur për pikat kufitare, tha se planifikojnë një modernizim të plotë duke filluar nga Kipi, pasuar nga vendkalimet tokësore Evzoni drejt Maqedonisë së Veriut dhe Kastanies drejt Maqedonisë së Veriut drejt Turqisë.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, të hënën deklaroi se “me Greqinë po punojmë për përshpejtimin e vendkalimit kufitar Bogorodicë dhe për një kohë shumë të shkurtër do të punojmë në rikonstruimin e vendkalimeve kufitare Dojran dhe Mexhitlia në mënyrë që ato tre vendkalime kufitare të jenë funksionale”. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR