Ushtria izraelite: Hamasi ka liruar gjashtë pengje
- Ushtria izraelite njoftoi se grupi militant palestinez Hamas i ka dorëzuar Kryqit të Kuq një tjetër peng izraelit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të pengjeve të dorëzuar sot në gjashtë.

Tel-Aviv, 22 shkurt 2025 (MIA) - Ushtria izraelite njoftoi se grupi militant palestinez Hamas i ka dorëzuar Kryqit të Kuq një tjetër peng izraelit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të pengjeve të dorëzuar sot në gjashtë.
Sipas "Tajms of Izrael", Kryqi i Kuq e ka njoftuar Izraelin se e ka marrë nga Hasami, Hisham al-Sajed.
Al-Sajed do të transferohet në forcat izraelite në Rripin e Gazës dhe prej andej do të largohet nga zona.
Paraprakisht, ushtria izraelite ka njoftuar se janë liruar tre pengje - Omer Shem Tov, Elija Kohen dhe Omer Venkert - pas 505 ditësh të kaluara në robëri. Dy pengjet e para u liruan mëngjesin e sotëm.
Hamasi paraprakisht njoftoi sot se do të lironte gjithsej gjashtë pengje izraelite. mb/
Foto: EPA