• e mërkurë, 12 shkurt 2025

Numri i të lënduarve në përplasjen mes dy tramvajeve në Strasburg arriti në 68

Numri i të lënduarve në përplasjen mes dy tramvajeve në Strasburg arriti në 68

Strasburg, 12 janar 2025 (MIA) - Numri i të lënduarve nga përplasja e djeshme e dy tramvajeve në Strasburg është rritur në 68, gjithnjë sipas raportit të fundit nga autoritetet lokale.

Tramvajet u përplasën në një tunel pranë stacionit kryesor të trenit në Strasburg, një nga më të ngarkuarit në Francë pas Parisit.

“Në aksident janë lënduar 68 persona, por askush nuk është lënduar rëndë”, kumtoi prefektura Rajna e Poshtme, kryeqyteti i së cilës është Strasburgu.

Nga aksidenti pa lëndime kanë dalë qindra pasagjerë.

Sipas rezultateve fillestare të hetimit, një tramvaj ka rrëshqitur mbrapsht dhe ka goditur tramvajin pas tij.

Tramvaji i cili kishte ndaluar para ndalesës së radhës për shkak të turmës dhe bllokimit në shina, për shkaqe të panjohura ka nisur të lëvizë mbrapsht.

Prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe gjetjen e provave për përgjegjësi të mundshme penale.

Qarkullimi me tramvaj në këtë linjë është në ndërprerje dhe nuk do të rifillojë në orët në vijim, informojnë nga Hekurudhat e qytetit (CTS).

Patrik Macijevski, kryetar i CTS, tha se do të duhet të konstatohet se si erdhi deri te aksidenti.

"Për momentin, ne ende nuk e dimë nëse bëhet fjalë për gabim njerëzor apo për problem materialo-teknik", deklaroi Macijevski.

Ai thotë se transporti me tramvaj është më i sigurt, sepse mund të vozisin maksimum 70 km/h, ndërsa në pjesën më të ngushtë të qytetit shpejtësia është e kufizuar në 30 km/h.

Strasburgu është qyteti i parë i madh francez që rivendosi tramvajet në vitin 1994 dhe që atëherë nuk ka pasur aksidente të mëdha.

foto: X

 

QËNDRONI TË LIDHUR