• e premte, 05 korrik 2024

"Sport Bild": Mbape ka vendosur që karrierën ta vazhdojë në Real

Madrid, 25 janar 2024 (MIA) - Sulmuesi i Pari Sen-Zhermen, Kilian Mbape ka vendosur që në verë të transferohet në Real Madrid, publikoi "Sport Bild".

Francezi njëzet e pesëvjeçar dëshiron që me ekipin madrilen ta fitojë Ligën e kampionëve. Është vënë re se Mbape kërkon nga Real Madridi pagë prej 70 milionë euro në vit. Në të njëjtën kohë, kryetari i klubit Fiorentino Perea, i cili i ka ndërmarrë negociatat në duart e veta, i ka ofruar lojtarit rreth 35 milionë euro në vit.

Kontrata e Mbapes me parizienët përfundon në qershor të vitit 2024. Këtë sezonë ai ka luajtur 26 ndeshje në të gjitha garat, ka shënuar 28 gola dhe gjashtë asistime.

Më 20 janar është paraqitur informacion se sulmuesi i Real Madridit, Vinisus Zhunior i ka kërcënuar drejtuesit e klubit se do ta largohet nga skuadra nëse vjen Mbape. mb

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR