• e diel, 28 prill 2024

Sot në mëngjes më së ftohti në Berovë

Sot në mëngjes më së ftohti në Berovë

Shkup, 13 prill 2024 (MIA) - Sot në mëngjes më së ftohti është në Berov, 4 gradë, ndërsa në Veles janë matur 15 gradë, deri në orën 08:30 temperatura ka qenë 5 gradë në Lazaropolë, 6 në Kodrën e Diellit dhe në Hanet e Mavrovës, 8 në Manastir dhe Pretor. 9 në Ohër, Tetovë dhe Strumicë, 10 në Shkup-Petrovec, Shtip, Kriva Pallankë, Demir Kapi, Prilep, Dibër dhe Krushevë, 12 në Vinicë, Gjevgjeli dhe Kavadar, si dhe 14 në Shkup-Zajçev Rid, Kumanovë dhe Dojran.

Mëngjesin e sotëm ka vranësira të lehta lokale në pjesët verilindore, ndërsa në disa vende do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.

Gjatë ditës do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, e herë pas here përgjatë Vardarit dhe në vendet lindore erë e fortë nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 24 deri në 30 gradë. Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 29 gradë. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR