Sisi: Egjipti nuk do të marrë pjesë në shpërnguljen e palestinezëve
- Egjipti nuk do të marrë pjesë në shpërnguljen e palestinezëve, që do të ishte "akt i padrejtësisë", deklaroi sot presidenti egjiptian Abdel Fatah al-Sisi.
- Post By Besnik Shuki
- 15:55, 29 janar, 2025
Uashington, 29 janar 2025 (MIA) - Egjipti nuk do të marrë pjesë në shpërnguljen e palestinezëve, që do të ishte "akt i padrejtësisë", deklaroi sot presidenti egjiptian Abdel Fatah al-Sisi.
Ai potencoi se Kajro do të punojë me presidentin amerikan Donald Tramp për t'u arritur paqeja mes Izraelit dhe palestinezëve në bazë të zgjidhjes me dy shtete.
Deklarata e Sisit është reagim ndaj idesë së Trampit që palestinezët nga Rripi i Gazës të shpërngulen në shtetet arabe, respektivisht në Egjipt dhe Jordani. bsh/
Foto: MIA arkiv