• e diel, 30 qershor 2024

Siljanovska Davkova: BE-ja është unitet i diversitetit, meritojmë të jemi të respektuar si të gjithë të tjerët

Siljanovska Davkova: BE-ja është unitet i diversitetit, meritojmë të jemi të respektuar si të gjithë të tjerët

Shkup, 4 qershor 2024 (MIA) - Bashkimi Evropian është unitet i diversitetit, ndërsa ne si shtet i vogël meritojmë të respektohemi si të gjithë të tjerët, që do të thotë se për ne duhet të vlejnë të njejtat kritere për hyrjen në BE, si për të tjerët, porositi sot presidentja, Gordana Siljanovska Davkova. 

Ajo theksoi se kërkesa e saj për garanci nga presidenti italian, Serxho Macarella për rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian, e dhënë gjatë vizitës në Vatikan, ishte "formulim që nuk është transmetuar ashtu siç duhet".

"Kur fola për garancitë me zotin Macarella, mendova për ata që shkelin veton. Mendova mbi të gjitha se nëse ne nuk e di sa herë kemi ndryshuar Kushtetutën dhe jemi përballur sërish me një ndryshim të ri, është koha e fundit që ta dimë se kjo që po ndodh nga ana e Bullgarisë është kërkesë, me të cilën mund lihet hapësirë ​​për një veto të lidhur me Kriteret e Kopenhagës, megjithatë jo edhe për çështjet që kanë të bëjnë me identitetin, historinë", tha Siljanovska Davkova në përgjigje të pyetjes para fillimit të panelit “Bashkimi Evropian si sfidë dhe sfidat e Bashkimit Evropian. Evropa 74 vjet pas Deklaratës së Shumanit", i organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer dhe Lëvizjes Evropiane.

Edhe në Marrëveshjen për Bashkimin Evropian edhe në Marrëveshjen e Lisbonës edhe në Kartën për të drejtat fundamentale, shtoi ajo, është theksuar qartë se BE-ja është unitet i diversitetit dhe se pranon identitetin, integritetin dhe veçanërisht identitetin kulturor dhe kombëtar, si diçka që nuk diskutohet.

"Por, ne jemi diskriminuar në shumë çështje dhe shumë kritere. Është koha për t'i dhënë fund kësaj. Maqedonia është një shtet i vogël, por mendoj se meriton të respektohet si gjithë të tjerët", tha Siljanovska Davkova.

Pikërisht, siç tha ajo, presidenti italian tha se Bashkimi Evropian i njeh rregullat, se është i barabartë për të gjithë dhe se ato duhet të respektohen, si nga brenda, ashtu edhe nga jashtë. rq/bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR