• e premte, 22 nëntor 2024

Miteva për zgjedhjet në LSDM: Pas Zaevit, Zaevi!

Miteva për zgjedhjet në LSDM: Pas Zaevit, Zaevi!

Shkup, 30 qershor 2024 (MIA) – LSDM ka qenë parti që dikur mburrej se kishte mbi 100.000 anëtarë, ndërsa tani shohim se mezi 20.000 anëtarë janë regjistruar për të votuar. Urojmë që të reformohen shpejt pas kësaj situate katastrofale në të cilën ndodhen, deklaroi zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së Marija Miteva.

E pyetur për qëndrim mbi zgjedhjet e sotme brenda LSDM-së, Miteva tha se do të thoshte vetëm se “edhe pas Zaevit vjen Zaevi”.

E pyetur nëse është i arsyeshëm vendimi i qeverisë për shfuqizimin e Fakultetit të shërbimeve shëndetësore në Strugë, Miteva tha se duhet të vendoset rregull në kaosin që ekziston si në arsim njashtu edhe në shëndetësi.

"Duhet të dimë se është e nevojshme të vihet rregull në kaosin që ekziston si në arsim ashtu edhe në shëndetësi si një nga resorët më të rëndësishëm dhe një nga mënyrat e domosdoshme për ta arritur të njëjtën dhe të bëhet kriter strikt se kush mund dhe kush nuk mund të hap katedra të fakulteteve, por edhe duhet të jenë të vetëdijshëm se nuk do të kalojnë në vrimën e gjilpërës të gjithë ata që duan të keqpërdorin ligjet", deklaroi Miteva, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në selinë e VMRO-DPMNE-së.

Foto: VMRO-DPMNE

 

QËNDRONI TË LIDHUR