• e shtunë, 23 nëntor 2024

VMRO- DPMNE për intervistën e Agelerit: Nuk është mirë të komentojmë deklaratat e partnerit tonë strategjik, që në fillim treguam se cili do të jetë fokusi ynë

VMRO- DPMNE për intervistën e Agelerit: Nuk është mirë të komentojmë deklaratat e partnerit tonë strategjik, që në fillim treguam se cili do të jetë fokusi ynë

Shkup, 30 qershor 2024 (MIA) - Nuk është e udhës nga ana jonë të komentojmë deklaratat e partnerit tonë strategjik me të cilin Maqedonia ndërton bashkëpunim në tri dekadat e fundit, por ajo që është kyçe është mesazhi i dërguar se me të vërtetë nevojiten negociata të rëndësishme ku do të përfitojnë të gjitha palët e përfshira, deklaroi zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së, Marija Miteva e pyetur për qëndrimin e partisë në lidhje me intervistën e ambasadores amerikane Anxhela Ageler ku thotë se “nuk ka negociata të reja as për Prespën, as me Bullgarinë për BE-në”.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në selinë e VMRO-DPMNE-së, Miteva theksoi se Qeveria e VMRO-DPMNE-së që në fillim theksoi se cili do të jetë fokusi ynë - rritja e ekonomisë, investimet e reja dhe standardi më i mirë i jetesës për qytetarët.

"Qeveria e VMRO-DPMNE-së që në fillim, pesë ditët e para në vepër tregoi se cili do të jetë fokusi ynë. Kjo është rritja e ekonomisë, investimet e reja me qëllim standard më të mirë të jetesës së qytetarëve. Nuk është e udhës nga ana jonë të komentojmë deklaratat e partnerit tonë strategjik me të cilin Maqedonia ka ndërtuar bashkëpunim në tri dekadat e fundit, por ajo që është kyçe është mesazhi i dërguar se nevojiten bisedime të rëndësishme nga të cilat do të përfitojnë të gjitha palët e përfshira. Fokusi i kësaj qeverie është reformimi. Nevojiten reforma të shpejta për të rikthyer reputacionin e vendit tonë Maqedonisë, sepse deri tani nga ana e LSD dhe BDI gjithçka është nëpërkëmbur dhe shkatërruar", ka thënë Miteva.

Ambasadorja amerikane Anxhela Ageler në intervistën për Radio Evropa e Lire (REL) tha se nuk ka negociata të reja as për Prespën, as me Bullgarinë për BE-në. Ato marrëveshje tashmë janë bërë dhe nuk ka negociata të reja për progres drejt BE-së".

"Të jem shumë e qartë, Marrëveshja e Prespës ishte absolutisht historike për vendin. E di që ishte jashtëzakonisht e vështirë për shumë njerëz në vend të pranonin ndryshimin e emrit. Por ishte marrëveshje ndërkombëtare, me të cilën qeveria e atëhershme dhe bashkësia ndërkombëtare ishin dakord. Sigurisht që ne ishim pjesë e atij procesi dhe e duartrokitëm. Është diçka që e ka ndihmuar Maqedoninë e Veriut, tani për të hyrë në NATO, dhe ka marrë shumë mundësi për t’u avancuar në Bashkimin Evropian. Ne ishim shumë të kënaqur që kryeministri i ri dhe ministrat e tij thanë në betim 'E Veriut'. Tani do të vëzhgojmë me shumë kujdes se si respektohet. Por siç e thashë dhe thamë që duke respektuar Marrëveshjen e Prespës, e cila është kyçe, dhe sigurisht që ka një rrugë dhe prioriteti për ne në Shkup, në ambasadën amerikane dhe për Uashingtonin është të kalojmë në ato prioritete shumë të rëndësishme për të cilat duhet të flitet në këtë vend. Ndjej se ka një sasi të caktuar shpërqendrimi të vëmendjes dhe grumbullimin e pikëve nga ajo kush dhe çfarë dhe kur e tha. Por është e rëndësishme të respektohen marrëveshjet ndërkombëtare, të cilat kryeministri tha se do t'i bëjë dhe të ecim përpara dhe të kemi bisedime shumë të rëndësishme", deklaroi Ageler.

E pyetur çka duhet të presin qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe cilat duhet të jenë prioritetet, Ageleri thotë se e kanë ndjekur vendin në periudhën e fushatës dhe në zgjedhjet të cilat ishin korrekte dhe demokratike. 

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR