• e shtunë, 24 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Si: Luftërat tregtare dëmtojnë të gjitha vendet dhe prishin rendin ekonomik botëror

Si: Luftërat tregtare dëmtojnë të gjitha vendet dhe prishin rendin ekonomik botëror

Pekin, 23 prill 2025 (MIA)

- Luftërat tregtare dhe tarifore minojnë “të drejtat dhe interesat legjitime të të gjitha vendeve, dëmtojnë sistemin tregtar shumëpalësh dhe ndikojnë në rendin ekonomik botëror”, tha presidenti kinez Si Xhinping gjatë një takimi me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliev, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Pekin.

Sipas mediave shtetërore kineze, Si theksoi se Kina është e gatshme të bashkëpunojë me Azerbajxhanin në mbrojtjen e sistemit ndërkombëtar në të cilin Kombet e Bashkuara luajnë një rol qendror, si dhe në ruajtjen e rendit juridik në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Sipas tij, qëllimi i këtij bashkëpunimi është “mbrojtja e të drejtave dhe interesave legjitime të të dyja vendeve, si dhe mbrojtja e drejtësisë dhe barazisë ndërkombëtare”. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR