Shtatë tifozë kroatë janë arrestuar në Paris për shkak të përshëndetjes naziste
- Shtatë tifozë kroatë janë arrestuar pas ndeshjes Francë-Kroaci, të luajtur mbrëmë në "Stad de Frans", për shkak të përshëndetjes naziste.
- Post By Besnik Shuki
- 15:15, 24 mars, 2025

Paris, 24 mars 2025 (MIA) - Shtatë tifozë kroatë janë arrestuar pas ndeshjes Francë-Kroaci, të luajtur mbrëmë në "Stad de Frans", për shkak të përshëndetjes naziste.
"Shtatë persona janë arrestuar për shkak të përshëndetjes naziste gjatë ndeshjes. Këta persona nuk e kanë vendin në arenën sportive", ka shkruar shefi i policisë parisiene, Loran Nunjez në rrjetin social Iks.
Ai uroi forcat policore, të cilët kanë siguruar zhvillimin e ndeshjes.
Në inçizimet e publikuara në rrjetet sociale shihet si një grup tifozësh kroatë marshojnë në shoqërim policor para ndeshjes Francë-Kroaci.
Franca e fitoi Kroacinë ,me rezultatin 2:0 në çerekfinale të Ligës së kombeve, e pastaj fitoi edhe në penalti, duke siguruar kualifikim në Fajnël For. Kroacia fitoi në ndeshjen e parë në Split me rezultatin 2:0. bsh/
Foto: EPA