Argjentina pa Lautaro Martinezin kundër Brazilit dhe Uruguait
- Sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez do të mungoj në ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Kupën e botës 2026 kundër Uruguait dhe Brazilit për shkak të lëndimit, njoftoi mbrëmë Federata e Argjentinës.
- Post By Fami Bajrami
- 11:22, 20 mars, 2025

Buenos Aires, 20 mars 2025 (MIA) – Sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez do të mungoj në ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Kupën e botës 2026 kundër Uruguait dhe Brazilit për shkak të lëndimit, njoftoi mbrëmë Federata e Argjentinës.
Lojtari i Interit u la në pankinë javën e kaluar në ndeshjen e dytë të 1/8-ës së Ligës së kampionëve kundër Fejenordit për shkak të dhimbjeve në muskuj.
Martinezi u rikthye në skuadrën e Interit dhe shënoi në fitoren 2-0 në Serie A ndaj Atalantës të dielën përpara se t'i bashkohej reprezentacionit të Argjentinës, por tani është përsëri jashtë fushës shkaku i lëndimit.
Martinez i bashkohet listës së gjatë të lojtarëve të lënduar në reprezentacionin e Argjentinës, duke përfshirë kapitenin Lionel Mesi i cili është jashtë fushës për shkak të dhembjeve në muskuj, së bashku me Gonzalo Montiel, Xhovani Lo Selso dhe Paulo Dibala.
Argjentina është lider në kualifikimin e Botërorit të Amerikës së Jugut me 25 pikë pas 12 ndeshjeve.
Kampioni në fuqi i botës dhe kampioni i Amerikës së Jugut të premten do të luajë me Uruguain përpara se të jetë mysafir i Brazilit që gjendet në vendin e pestë katër ditë më vonë.
FOTO: X