Kenda dhe Esugo nga Sportingu u transferuan në Çellsi
- Futbollistët e Sportingut të Portugalisë, Xhovani Kenda dhe Dario Esugo kanë nënshkruar kontrata disavjeçare me Çellsin në dy transfere me vlerë më shumë se 74 milionë euro.
- Post By Besnik Shuki
- 12:44, 20 mars, 2025

Lisbonë, 20 mars 2025 (MIA) - Futbollistët e Sportingut të Portugalisë, Xhovani Kenda dhe Dario Esugo kanë nënshkruar kontrata disavjeçare me Çellsin në dy transfere me vlerë më shumë se 74 milionë euro.
Siç kumtoi klubi nga Lisbona, krahu i djathtë (17) Kenda do të mbetet i huazuar në Sporting deri në fund të sezonit 2025/2026, ndërsa transferi është me vlerë 52,1 milionë euro, me mundësi që përmes bonuseve të paguhen edhe 1,3 milionë euro sjhtesë.
Mbrojtësi Esugo (20) do të transferohet tek Chelsea këtë verë, pasi i skadon huazimi i tij në Las Palmas.
Transferimi i tij është me vlerë 22,2 milionë euro. bsh/
Foto: Fejsbuk