• e mërkurë, 19 mars 2025

PSZH dëshiron t'i ofrojë Jamalit kontratë rekorde

PSZH dëshiron t'i ofrojë Jamalit kontratë rekorde

Paris, 19 mars 2025 (MIA) - Menaxhmenti i Pari Sen Zhermenit vazhdon të interesohet për sulmuesin e Barcelonës, Lamine Jamal.

"El Nacional" publikoi se parizienët po tentojnë ta bindin spanjollin 17-vjeçar të mos e vazhdojë kontratën me klubin e tij të deritanishëm. PSZh-ja është e gatshme t'i ofrojë Jamalit kontratë rekorde për klubin, që krahasohet me kushtet që i ka pasur Kilian Mbape, i cili u transferua në Real Madrid.

Këtë sezon Jamal ka luajtur 38 ndeshje në të gjitha garat, ka shënuar 13 gola dhe 17 asistime.

Mbetet të shihet se cila do të ishte përgjigjja e Jamalit, i cili thotë se ndjehet shkëlqyeshëm në Barcelonë. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR