• e martë, 18 mars 2025

KF Arda kërkon falje për mbajtjen një minutë heshtje për futbollistin që ende jeton

KF Arda kërkon falje për mbajtjen një minutë heshtje për futbollistin që ende jeton

Karxhali, 18 mars 2025 (MIA) - Drejtuesit e klubit bullgar të futbollit "Arda" i kanë kërkuar falje ish lojtarit të klubit, Petko Gançev për një minutë heshtje organizuar në kujtim të tij.

"Udhëheqësia e klubit 'Arda' i kërkon ndjesë ish lojtarit të klubit Petko Gançev dhe të afërmve të tij për faktin se klubi ka marrë informacione të pasakta për kinse vdekjen e tij. Petko Gançevit i urojmë edhe shumë vite shëndet dhe suksese", thuhet në komunikatën e klubit.

Arda më 16 mars në ndeshjen e xhiros së 25-të të kampionatit bullgar luajti baras me Levskin në terren nikoqir - 1:1. Para fillimit të ndeshjes është mbajtur një minutë heshtje në nderim të 78-vjeçarit Gançev.

Gjatë ndeshjes, Pres shërbimi i klubit demantoi informacionin për vdekjen e ish anëtarit të tij.

Vetë Gançevi tha se nuk do të fajësojë askënd për skandalin, ndonëse nuk i ka ardhur mirë pasi mori vesh lajmin.

Foto: KF Arda 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR