• e martë, 29 prill 2025

Slot: Njukaslli e fitoi me meritë Kupën e ligës

Slot: Njukaslli e fitoi me meritë Kupën e ligës

Londër, 17 mars 2025 (MIA) - Trajneri i Liverpulit, Arne Slot e pranoi humbjen nga Njukasll në finalen e Kupës së Ligës angleze.

Njukasll dje në "Uembli" në Londër fitoi me rezultat 2:1 dhe fitoi trofeun, i pari në turnetë vendase pas një pauze prej shtatë dekadash.

"Ndeshja kaloi ashtu siç deshi kundërshtari. Kjo ishte loja që ata donin të ishte. Ky është një kompliment për ta, sepse ne nuk hymë në ritmin tonë. Ata ishin shumë agresivë dhe u mbrojtën mirë. Njukasll e meritonte fitoren", ka thënë Slot pas ndeshjes.

Deri në fund të sezonit, Liverpulit i ka mbetur ende një shans për të fituar trofe para fundit të sezonit - atë në Premier ligë.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR