Omeragiq njëzëri është zgjedhur kryetar i FFM-së deri vitin 2029
- Masar Omeragiq sot me aklamacion është zgjedhur kryetar i Federatës së Futbollit të Maqedonisë.
- Post By Besnik Shuki
- 12:30, 15 mars, 2025

Shkup, 15 mars 2025 (MIA) - Masar Omeragiq sot me aklamacion është zgjedhur kryetar i Federatës së Futbollit të Maqedonisë.
Omeragiq do të udhëheqë futbollin në vend për katër vitet e ardhshme.
"Faleminderit për besimin tuaj dhe ju premtoj se nuk do t'ju zhgënjej. Maksimalisht do të angazhohem për të mirën e futbollit të Maqedonisë. Do t’i përkushtohem plotësisht punës sime në krye të FFM-së”, ka thënë Omeragiq.
Në Kuvendin e sotëm në Shkup morën pjesë 65 delegatë.
Para votimit, ppërkrahje për Omeragiqin dhanë edhe përfaqësuesit e Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) dhe Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA). bsh/