• e shtunë, 19 prill 2025

Sallah barazoi edhe një rekord

Sallah barazoi edhe një rekord

Liverpull, 14 mars 2025 (MIA) - Sulmuesi i Liverpullit, Muhamed Sallah për të shtatën herë rekord e fitoi çmimin lojtar më i mirë i muajit në Premier ligë. Çmimin e meritoi për paraqitjen në muajin shkurt, ku është përfshirë në dhjetë gola të ekipit. Ai muajin e kaluar shënoi gjashtë gola dhe katër asistime.

Rivalë të Sallahut për çmimin ishin Beto, Zhan-Filip Mateta, Jankuba Minte, Xhed Spens dhe bashkëlojtari i tij, Dominik Sobosllai.

Sallah u barazua me Serhio Aguero dhe Hari Kejn në kreun e listës me më së shumti çmime për lojtar të muajit. Nga gjashtë kanë Stiven Zherard dhe Kristiano Ronaldo.

Sallah ishte lojtar i muajit në Premier Ligë në nëntor të vitit 2017, shkurt 2018, mars 2018, tetor 2021, tetor 2023 dhe nëntor 2023. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR