Roma deri në fund të sezonit pa Dibalën
- Skuadra e Romës ka njoftuar sot se sulmuesi i saj dhe reprezentuesi argjentinas Paulo Dibala (31) do të humbas pjesën e mbetur të këtij sezoni për shkak të operacionit në muskul.
- Post By Fami Bajrami
- 14:03, 20 mars, 2025

Romë, 20 mars 2025 (MIA) – Skuadra e Romës ka njoftuar sot se sulmuesi i saj dhe reprezentuesi argjentinas Paulo Dibala (31) do të humbas pjesën e mbetur të këtij sezoni për shkak të operacionit në muskul.
“Lojtari dhe klubi kanë rënë dakord se operacioni është alternativa më e mirë për një rikuperim të plotë”, publikon klubi.
Futbollisti argjentinas përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se do të rikthehet edhe më i fortë.
“Së shpejti do të rikthehem edhe më i fortë, ky është një premtim”, ka thënë Dibala.
Këtë sezon Dibala ka shënuar tetë gola në të gjitha garat, ndërsa lëndimi i tij vjen pikërisht në kohën kur Roma është në formë fantastike.
Skuadrën të cilën nga mesi i nëntorit e drejton trajneri me përvojë Klaudio Ranieri ka fituar gjashtë ndeshjet e fundit, nuk ka humbje në 13 ndeshjet e fundit dhe nga vendi i 15-të është ngjitur në vendin e shtatë në Seria A.
FOTO: EPA