• e martë, 25 mars 2025

Shirer: Nëse dëshiron të mbetet në krye të kombëtares angleze, Tuheli duhet ta fitojë Botërorin vitin e ardhshëm

Shirer: Nëse dëshiron të mbetet në krye të kombëtares angleze, Tuheli duhet ta fitojë Botërorin vitin e ardhshëm

Londër, 24 mars 2025 (MIA) - Ish kapiteni anglez, Alan Shirer sot vlerësoi se trajneri gjerman Tomas Tuhel do të mbetet në stolin e Anglisë vetëm nëse e fiton titullin në Kampionatin botëror vitin e ardhshëm.

"Tuhel ka nënshkruar kontratë në një vit e gjysëm, ndërsa puna e tij është ta udhëheq kombëtaren deri te titulli kampion botëror. Vetëm ashtu mund të të mbetet në krye të kombëtares angleze", tha Shirer.

Para tre ditëve, Tuheli debutoi si përzgjedhës i Anglisë, me fitoren kundër Shqipërisë në Uembli në kualifikimet për Kampionatin botëror në vitin 2026.

Anglia e fitoi Shqipërinë me rezultatin 2:0, ndërsa pas ndeshjes gazetarët anglezë e kanë pyetur se sa kohë do të nevojitet që lojtarët të përshtaten në idetë e tij.

"Këtë nuk e di, por mund t'ju them se ndaj vetes jam shumë i padurueshëm. Më me rëndësi është që lojtarët të jenë të hapur për përshtatje dhe të punojnë me mund në tubimet e kombëtares", deklaroi Tuhel. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR