• e premte, 21 mars 2025

Viniciusi shënoi në kohën shtesë dhe i solli fitore Brazilit

Viniciusi shënoi në kohën shtesë dhe i solli fitore Brazilit

Brazilia, 21 mars 2025 (MIA) – Reprezentacioni i Brazilit ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit në Kupën e Botës që do të luhet në SHBA, Meksikë dhe Kanada, duke mposhtur në shtëpi Kolumbinë me rezultat 2-1 (1-1) mbrëmë në xhiron e 13-të të zonës kualifikuese të Amerikës së Jugut për Botërorin 2026.

Brazili deri te fitorja erdhi pas një përfundimi dramatik me golin e Viniciusit (90+9) në minutën e nëntë të kohës shtesë.

Në pjesën e parë, Brazili kaloi në avantazh përmes Rafinjës nga penaltia (minuta e 6-të), ndërsa barazoi Diaz (minuta e 41-të).

Me këtë fitore, Brazili ngjitet në vendin e dytë të tabelës me 21 pikë, katër më pak se Argjentina si lidere në tabelë dhe një më shumë se Uruguai në vendin e tretë dhe Paraguai në vendin e katërt.

Gjashtë skuadrat e renditura më mirë nga Amerika e Jugut në fund të kualifikimeve do të plasohen në Kupën e botës, ndërsa skuadra e vendit të shtatë do të luajë në plejof.

FOTO: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR