Deshamp pas humbjes në Split: Ishim shumë apatikë
- “Kemi qenë shumë apatikë, lojtarët janë të zhgënjyer”, deklaroi mbrëmë trajneri i reprezentacionit të Francës, Didie Deshamp pas humbjes si mysafir ndaj Kroacisë në Split me rezultat 0-2 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së kombeve.
- Post By Fami Bajrami
- 08:37, 21 mars, 2025

Split, 21 mars 2025 (MIA) - “Kemi qenë shumë apatikë, lojtarët janë të zhgënjyer”, deklaroi mbrëmë trajneri i reprezentacionit të Francës, Didie Deshamp pas humbjes si mysafir ndaj Kroacisë në Split me rezultat 0-2 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së kombeve.
Kroacia deri te triumfi ndaj nënkampionit aktual të botës arriti me golat e Ante Budimirit në minutën e 26-të dhe Ivan Perishiqit (45+1).
"Mendoj se kishim qëllime të mira, por bëmë shumë gabime teknike. Kundërshtari ka cilësi, kështu që kur i dhamë shans u ndëshkuam. Ishim shumë apatikë, pati edhe gabime", tha Deshamp pas ndeshjes.
Në tri ndeshjet tjera të mbrëmshme të plejofit në divizionin elitar të Ligës së kombeve, Danimarka triumfoi ndaj Portugalisë (1-0). Gjermania mposhti Italinë si mysafire (2-1), ndërsa Holanda dhe Spanja luajtën baras 2-2.
Liga e kombeve:
Liga A, plejof: Kroaci – Francë 2-0, Holandë – Spanjë 2-2, Itali – Gjermani 1-2, Danimarkë – Portugali 1-0.
Liga A/B, plejof: Turqi – Hungari 3-1, Austri – Serbi 1-1 Ukrainë – Belgjikë 3-1, Greqi – Skoci 0-1.
Liga B/C, plejof: Armeni – Gjeorgji 0-3, Bullgari – Republika e Irlandës 1-2, Kosovë – Islandë 2-1, Sllovaki – Slloveni 0-0.
FOTO: HNS/Fejsbuk