• e premte, 21 mars 2025

Anglia pa Palmerin kundër Shqipërisë

Anglia pa Palmerin  kundër Shqipërisë

Londër, 21 mars 2025 (MIA) - Sulmuesi i Çellsit, Kol Palmer do të mungojë sot në ndeshjen kualifikuese të Anglisë kundër Shqipërisë për Kupën e botës për shkak të lëndimit, ka publikuar selektori i Anglisë, Tomas Tuhel.

Palmer u përfshi në listën e Tuhelit për kualifikimet e Botërorit ku pritej të ishte startues. Por, klubi i tij e tërhoqi nga kampi i reprezentacionit për t'iu nënshtruar ekzaminimit të plotë.

"Kol nuk do të jetë me ne. Ai pati më shumë probleme gjatë ndeshjes së fundit me Çellsin. Nuk ka asnjë shans ta shfrytëzojmë atë", deklaroi Tuhel.

Anglia sonte në "Uembli" në Londër pret Shqipërinë, ku të hënën do të jetë mysafire e Letonisë në ndeshjen e dytë në kuadër të grupit K në kualifikimet për Kupën e botës në vitin 2026. rq/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR