• e shtunë, 23 nëntor 2024

Shpallet thirrje për masën 3 nga IPARD 3 programi

Shpallet thirrje për masën 3 nga IPARD 3 programi

Shkup, 13 prill 2024 (MIA) - Fillon thirrja për masën 3 nga programi i ri IPARD 3, me buxhet të përgjithsëm prej 14 milionë eurove për investime, kumtoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU).

Masa 3 ka të bëjë me investimet në mjetet bazë për përpunim dhe marketing të prodhimeve bujqësore.

Përkrahja financiare është bashkëfinanim i investimit deri 50 për qind nga harxhimet e pranuara të përgjithshme. Përkrahja mund të arrijë edhe deri 60 për qind bashkëfinancim tek investimet në efikasitet energjetik, prodhim të biomasës dhe burime ripërtëritëse të energjisë për nevoja personale.

Vlera minimale e pranueshme te masa 3 është investimi deri 50.000 euro, ndërsa përkrahja maksimale mund të arrijë deri 1,5 milionë euro për një shfrytëzues.

MBPEU u bën thirrje të gjithë aplikuesve të interesuar të informohen për thirrjen dhe të aplikojnë, duke shfrytëzuar mundësinë, e cila përmes kësaj mase nga programi IPARD u jepet në dispozicion. bsh/

Foto: MBPEU

QËNDRONI TË LIDHUR