• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Dimitrievski: Kushdo që ka komunikim me BDI-në e pareformuar është e papranueshme të jetë pjesë përbërëse e shumicës qeveritare

Dimitrievski: Kushdo që ka komunikim me BDI-në e pareformuar është e papranueshme të jetë pjesë përbërëse e shumicës qeveritare

Shkup, 24 prill 2025 (MIA) - Në politikë nuk mund të ulesh në dy karrige, ose mund të bashkëpunosh me qeverinë dhe të angazhohesh për programet dhe politikat e saj ose të bashkëpunosh me opozitën dhe të mbetesh në opozitë. Qëndrimi i ZNAM-it është se kushdo, jo vetëm Taravari apo ndonjë parti politike që ka komunikim të hapur apo të mbyllur me BDI-në e pareformuar dhe bashkëpunim direkt apo indirekt për ne si subjekt politik, është e papranueshme të jetë pjesë përbërëse e shumicës qeveritare, tha sonte kryetari i Lëvizjes ZNAM - Për Maqedoninë tonë, Maksim Dimitrievski.

Siç sqaroi Dimitrievski në “Vetëm intervistë” në televizionin “Kanal 5”, BDI-ja e pareformuar përfshin krerët e partisë, të gjithë ata që në të kaluarën kanë qenë të lidhur me skandale korruptive, të gjithë ata që e politizuan sistemin e pavarur gjyqësor dhe prokurorial dhe, përveç kësaj, siç tha, kanë bërë politizimin e plotë të gjithë aparatit shtetërorë apo partizimit kundër të cilit ne po luftojmë.

"Nuk është vetëm z.Ahmeti. Aty ka një numër të madh politikanësh. Besoj se është një parti e madhe politike, në të cilën ka potencial të madh intelektual dhe kuadro që mund t'i zëvendësojë këta deputetë që aktualisht po e udhëheqin partinë nga pozitat ku janë, tha Dimitrievski, duke shtuar se është vendim i tyre dhe çështje e brendshme për ta.

Dimitrievski theksoi se ZNAM po ndërton partneritet me VMRO-DPMNE-në në qeveri, e jo presion si në të kaluarën. "Programi i qeverisë po zbatohet në vazhdimësi dhe së bashku po e luftojmë korrupsionin, si nga jashtë ashtu edhe nga ana kundërshtare, por edhe brenda radhëve tona", nënvizoi Dimitrievski.

I pyetur për zgjedhjet e ardhshme lokale, ai tha t'ia lëmë kohës, të përfundojnë bisedimet, ndërsa theksoi se ZNAM ka kapacitete njerëzore, intelektuale dhe partiake për të pasur kandidatin e vet në shumicën e organizatave komunale, të cilat, siç tha, janë gjithsej 50.

"Mendoj se deri në fund të majit do ta kemi epilogun e vetë bisedimeve dhe këtë do ta kumtojmë", shtoi Dimitrievski.

Ai informoi se nuk ikë nga gjykata, shkon çdo muaj në seanca dhe pret vendimin përfundimtar të gjykatës ose siç tha në këtë rast të Prokurorisë. ls/

Foto: Printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR