• e diel, 08 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Takim i Mucunskit me drejtorin për Evropë kontinentale në mistrinë franceze për Evropë dhe Punë të Jashtme, Rokfej dhe me të dërguarin special francez për Ballkanin Perëndimor, Trokaz

Takim i Mucunskit me drejtorin për Evropë kontinentale në mistrinë franceze për Evropë dhe Punë të Jashtme, Rokfej dhe me të dërguarin special francez për Ballkanin Perëndimor, Trokaz

Shkup, 24 prill 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot pasdite u takua me drejtorin për Evropë kontinentale në Ministrinë franceze për Evropë dhe Punë të Jashtme, Bris Rokfej dhe me të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor të Republikës së Francës, Rene Trokaz.

Në takim, siç informuan nga MPJdheTJ, Mucunski u falënderua për ndihmën e ofruar nga Franca pas zjarrit në Koçan, si dhe për mbështetjen e Bashkimit Evropian, duke theksuar se ato paraqesin një tjetër konfirmim të solidaritetit evropian që forcon ndjenjën tonë të përkatësisë në Union.

Gjatë bisedës u bë një rishikim i marrëdhënieve dypalëshe, gjatë së cilës u diskutua për hapat e ardhshëm për nxitjen e bashkëpunimit, si dhe u shpreh një marrëveshje e përbashkët që në periudhën në vijim është e nevojshme të intensifikohen kontaktet dhe aktivitetet mes dy vendeve, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik.

Mucunski, thuhet në kumtesën, përshëndeti mbështetjen e fuqishme dhe aktive nga Franca për procesin e integrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, si dhe rolin e Francës dhe vendeve të tjera evropiane në përpjekjet për forcimin e besueshmërisë së Unionit në vendin tonë dhe në rajon. Ai theksoi se çdo hap përpara nga vendet e Ballkanit Perëndimor rrit besimin e opinionit në perspektivën evropiane.

Në takim u theksua edhe mbështetja e vazhdueshme për proceset integruese evropiane të vendit, siç dëshmohet nga angazhimi i tre ekspertëve në institucionet e Maqedonisë që punojnë në tema të ndërlidhura me integrimin, si dhe përkrahja për projektet që përfshijnë të rinjtë nga vendi dhe rajoni, me qëllim të ndërtimit të besimit dhe tolerancës reciproke. ls/

Foto: MPJdheTJ

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR