• e enjte, 15 maj 2025

Ambasadorët e Suedisë, Finlandës dhe Austrisë: Gjëja më e rëndësishme është të bëjmë reformat e domosdoshme dhe të qëndroni në rrugën e integrimit evropian

Ambasadorët e Suedisë, Finlandës dhe Austrisë: Gjëja më e rëndësishme është të bëjmë reformat e domosdoshme dhe të qëndroni në rrugën e integrimit evropian

Shkup, 24 prill 2025 (MIA) - Ambasadorët e Finlandës, Suedisë dhe Austrisë, Nikllas Lindkvist, Ami Larson Xhain dhe Martin Pamer, sot porositën se gjëja më e rëndësishme për Maqedoninë e Veriut është të bëjë të gjitha reformat e domosdoshme dhe të qëndrojë në rrugën e integrimit evropian. Lidhur me çështjen dypalëshe me Bullgarinë, ambasadori suedez beson se ky është një vendim që duhet të miratohet nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, derisa ambasadori austriak tha se kjo sfidë do të tejkalohet duke zbatuar të ashtuquajturin kompromis nga BE i arritur në vitin 2022 dhe se është e nevojshme të ketë vullnet të mirë për të gjetur zgjidhje.

Lindkvist, Larson Xhain dhe Pamer folën sot në panel diskutimi në Shtëpinë Evropiane për përfitimet e anëtarësimit në BE me rastin e 30 vjetorit të aderimit të Austrisë, Finlandës dhe Suedisë në Bashkimin Evropian.

I pyetur se duke marrë parasysh se jemi lëvduar për Agjendën reformuese, por nga ana tjetër kemi ngecur me çështjen me Bullgarinë, Lindkvisti tha se është e rëndësishme që Maqedonia e Veriut të vazhdojë bisedimet me BE-në për këto çështje.

"Nga këndvështrimi im, ajo që është më e rëndësishme është se ju mund të përfitoni më shumë nga Plani i Rritjes së BE-së, sepse unë mendoj se është me Planin e rritjes dhe Agjendën reformuese që ju mund të shihni rezultatet më të mëdha që janë pjesë e procesit të negociatave të BE-së dhe se përmes këtyre dy gjërave ju mund t'u tregoni qytetarëve se cilat janë përfitimet më të mëdha të anëtarësimit në BE", tha Lindkvisti.

Sipas tij, është gjithmonë shumë e rëndësishme që të ketë dialog me çdo vend dhe të ketë një diskutim të hapur kur flitet për vetë anëtarësimin në BE. “Në këtë kontekst, dua të theksoj se negociatat e vendit tuaj janë me BE-në, jo negociata me ndonjë vend fqinj”, tha Lindkvisti

Амбасадорите на Финска, Шведска и Австрија, Никлас Линдквист, Ами Ларсон Џаин и Мартин Памер денеска порачаа дека најважно за Северна Македонија е да ги направи сите неопходни реформи и да ос

Ambasadorët e Finlandës, Suedisë dhe Austrisë, Niklas Lindkvist, Ami Larson Xhain dhe Martin Pamer sot porositën se gjëja më e rëndësishme për Maqedoninë e Veriut është të bëjë të gjitha reformat e domosdoshme.

Ambasadori suedez theksoi se zbatimi i reformave do të shkurtonte rrugën e negociatave të vendit me BE-në.

"Reformat me të vërtetë do ta ndihmojnë vendin ta sjellë atë më afër BE-së dhe gjithashtu do të shkurtojnë rrugën për anëtarësimin e vendit tuaj në BE. Për shembull, nëse Suedisë iu deshën katër vjet për të negociuar dhe zbatuar të gjitha reformat e nevojshme për t'u bërë anëtare e BE-së, me këtë agjendë reformuese mendoj se vendit tuaj do t'i duhet një kohë shumë më e shkurtër. Kështu që, ky është me të vërtetë një lajm shumë i mirë. Mund të them gjithashtu se sa i përket çështjeve të tjera politike, veçanërisht kontestin dypalësh, mendoj se është një vendim që duhet të merret nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, kështu që është vendimi juaj", theksoi Xhaini.

Ai përkujtoi se Suedia ka program për të mbështetur vendin, dhe mbi dhjetë milionë euro në vit po implementohen, investohen në vend në mënyrë që, siç theksoi ai, ta ndihmojnë atë të bëhet shtet anëtar i BE-së sa më shpejt që të jetë e mundur, por edhe në mënyrë që ky vend të mund të përparojë në zbatimin e reformave.

Ambasadori austriak, i pyetur nëse shteti nuk fillon negociatat në vitin e ardhshëm ose një vit e gjysmë, nëse do të mund të arrijë datën e pritshme të vitit 2030 për anëtarësimin në BE të vendeve të tjera fqinje, dhe nëse Austria po ndërmjetëson për të gjetur zgjidhje për çështjen me Bullgarinë, tha se është më pak e rëndësishme të flitet për data konkrete, por për arritje më të mëdha në kontekstin e reformave.

"Mendoj se është më pak e rëndësishme të flasim për data konkrete dhe është më e rëndësishme të flasim për arritje më të mëdha në kontekstin e reformave të kërkuara nga vendi juaj. Pothuajse të gjitha vendet anëtare e mbështesin anëtarësimin tuaj në BE disa më pak, e disa më shumë, por mendoj se ajo që është më e rëndësishme është që të gjithë mund ta ndihmojmë vendin sa më shpejt të jetë e mundur për të kapërcyer të gjitha çështjet në mënyrë që të bëhet anëtar i BE-së. Besoj se kjo sfidë me të cilën përballet vendi juaj mund të tejkalohet edhe duke zbatuar të ashtuquajturin kompromis nga BE i arritur në vitin 2022, prandaj mendoj se është e nevojshme të kemi vullnet të mirë për të gjetur një zgjidhje", theksoi Pameri.

Duke folur për përfitimet e 30 viteve të anëtarësimit në BE, ambasadorët theksuan përfitimet ekonomike, si dhe arritjet në fushën e katër lirive të BE-së - lëvizja e lirë e mallrave, kapitalit, shërbimeve dhe fuqisë punëtore.

"Sa u përket përfitimeve ekonomike që Finlanda i ka shfrytëzuar dhe i gëzon si rezultat i anëtarësimit në BE, gjithashtu mund të theksoj vlerën dhe të gjitha vlerat e tjera për të cilat BE-ja qëndron prapa sundimit të së drejtës, të drejtave të njeriut si dhe të gjitha lirive të tjera që mund të gëzohen nga qytetarët e Finlandës si pjesë e BE-së, mendoj se këto vlera janë pikërisht ato të drejta që janë të rëndësishme për të gjithë qytetarët që mund t'i përdorin ato si pjesë e BE-së, natyrisht, çdo qytetar i vlerëson këto vlera. Mezi presim të ndajmë përvojën tonë edhe me Maqedoninë e Veriut", tha Lindkvisti.

Ai u tha autoriteteve maqedonase se gjëja më e rëndësishme është që ne si vend duhet të qëndrojmë në rrugën e integrimit evropian, pjesë e së cilës jeni tashmë.

Ambasadori suedez Larson Xhain tha se kur Suedia u bë anëtare e BE-së, kishte pak dallim në referendum dhe shumë qytetarë kishin mendime negative për anëtarësimin në BE.

"Megjithatë, doli se pas 30 viteve të anëtarësimit në BE, krahasimi tani mund të bëhet nëse 47 për qind e qytetarëve të Suedisë votuan kundër anëtarësimit në BE, tani kemi 62 për qind të qytetarëve të Suedisë që janë në interes të anëtarësimit të Suedisë në BE, dhe gjithashtu kemi

73 përqind të qytetarëve, që do të thotë një shumicë e fortë e qytetarëve të Suedisë që mendojnë se Suedia ka përfitime pozitive nga anëtarësimi i saj në BE. Gjithashtu, kur flasim për vetë përfitimet e anëtarësimit të Suedisë në BE, janë përfitimet ekonomike. Sigurisht, ne si shoqëri dhe ne si vend jemi të orientuar nga eksporti. Pra 60% e eksporteve tona shkojnë në BE, por ne gjithashtu kemi një treg të hapur me të gjitha vendet e tjera nordike. Pra, në të vërtetë, anëtarësimi në BE ka sjellë përfitime të mëdha për Suedinë. Gjithashtu, lëvizja e lirë e qytetarëve suedezë në të gjithë BE-në është një përfitim i madh dhe mundësi të tjera që u ofrohen suedezëve të rinj për të qenë në gjendje të udhëtojnë, por edhe të studiojnë brenda BE-së. Unë jam shembull personal, jam student i Erasmus Plus. Kam pasur mundësinë të studioj në Francë për një vit, gjë që më hapi rrugën për një karrierë ndërkombëtare, e cila në të vërtetë më solli sot këtu në Shkup", tha ambasadorja.

Ambasadori austriak Pamer tha se anëtarësimi i Austrisë ishte sukses i madh që kontribuoi në krijimin e mbi 18.000 vendeve të reja të punës në vit, rritjen e fortë ekonomike, eksportet u rritën për katër për qind dhe investimet e huaja direkte u rritën për dhjetë për qind.

"Kjo ka sjellë pasuri të madhe për austriakët edhe për katër liritë mbi të cilat bazohet BE-ja si liria e lëvizjes, udhëtimi, monedha e përbashkët, studimi në BE. Anëtarësimi në BE ka kontribuar në përparimin dhe dinamizmin e madh për zhvillimin e vetë shoqërisë në Austri si pjesë e BE-së", tha Pameri.

Ai vlerësoi se për vendet e vogla dhe të mesme, është shumë e rëndësishme të ndërmerren të gjitha hapat që çojnë përpara drejt anëtarësimit në BE dhe beson se kjo është alternativa më e mirë, sepse, siç tha ai: "të gjithë ne si pjesë e BE-së jemi më të fortë kur jemi së bashku dhe gjithashtu në nivelin politik dhe si pjesë e tregut të vetëm të BE-së."

"Për një vend të vogël si Maqedonia e Veriut, anëtarësimi në BE është rruga e vetme dhe opsioni i vetëm. Gjëja e parë që duhet theksuar është zbatimi i të gjitha reformave të nevojshme në vendin tuaj, të cilat nuk lidhen vetëm me një çështje, shtoi Pameri.

Ushtruesi i detyrës së ambasadorit në Delegacionin e Bashkimit Evropian, Ben Nupnau, tha se anëtarësimi i këtyre tre vendeve bëri të mundur përvetësimin e përvojës më të madhe në bujqësinë e qëndrueshme, pylltarinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm, mbrojtjen e mjedisit jetësor, trajtimin e ndryshimeve klimatike, inovacionin, arsimin. ls/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR