• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shpërthimi i një bombole gazi e shkaktoi zjarrin në Stamboll, në të cilin humbën jetën të paktën 29 persona

Shpërthimi i një bombole gazi e shkaktoi zjarrin në Stamboll, në të cilin humbën jetën të paktën 29 persona

Stamboll, 3 prill 2024 (MIA) - Shpërthimi i një bombole gazi e shkaktoi zjarrin i cili shpërtheu dje në një ndërtesë 16-katëshe në qarkun Beshiktash në Stamboll. Sipas mediave turke, të paktën 29 persona humbën jetën në zjarr, ndërsa një person është lënduar rëndë, informuan mediat turke. 

Në shpërthim janë djegur materiale ndërtimore në dy katet nëntokësore të ndërtesës. Në përdhesë është klubi i natës "Maskarada" ku dje punëtorët bënin izolim të zërit dhe saldim.

"Disa nga materialet ndërtimore ishin me fije dhe u dogjën si pishtarë", deklaroi një përfaqësues i shërbimit zjarrfikës. Sipas tij, objektit i mungon pajisje zjarrfikëse. 

Arsye shtesë për tragjedinë është edhe ajo që dhoma ka vetëm një derë të hyrjes, pa dalje për raste urgjente. Shumica e njerëzve mbrenda humbën jetën nga mbytja. Në momentin e incidentit në ndërtesë ka pasur rreth 60-70 njerëz. 

Në kumtesën me shkrim nga komuna Beshiktash bëhet e ditur se klubi i natës nuk ka kërkuar leje për rinovim, siç duhet. Gjithashtu, vërehet se objekti ka licencë nga viti 1987, e cila është rinovuar në vitin 2018 për shkak të ndryshimit të pronësisë. 

Janë kapur nëntë persona nga administrata e klubit të natës dhe disa punëtorë. Tre nga të arrestuarit kanë dosje kriminale. 

Përfaqësues të përfaqësive diplomatike në Gjermani, SHBA, Britani dhe Madhe dhe Delegacioni i BE-së në Stamboll shprehën keqardhje për viktimat në zjarr.

Vazhdon hetimi i gjerë për rastin. Në aksionin e shpëtimit për heqjen e të bllokuarve në bllok morën pjesë ekipe të policisë, zjarrfikës, ekipe mjekësore të shpëtimit dhe automjete të ndihmës së shpejtë. fc/

Fotografia: Anadollia

QËNDRONI TË LIDHUR