• e premte, 05 dhjetor 2025

Trampi thotë se ka biseduar me Putinin

Trampi thotë se ka biseduar me Putinin

Uashington, 4 qershor 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp, publikoi se sot ka biseduar në telefon me presidentin rus, Vlladimir Putinin, duke vlerësuar se biseda ka qenë e mirë, por se nuk do të "çonte në paqe të menjëhershme" në Ukrainë.

Tramp deklaroi se ka biseduar me Putinin për rreth një orë e 15 minuta për sulmet e Ukrainës ndaj aeroplanëve rusë në afërsi të aeroportit, si dhe për sulme tjera që kanë ndodhur nga të dyja palët.

"Ishte bisedë e mirë, por jo bisedë që do të çojë në paqe të menjëhershme. Presidenti Putin tha, dhe atë shumë fuqishëm, se do të duhej t'i përgjigjej sulmit të fundit në aeroporte", theksoi Trampi në një publikim në Truth Social. rq/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR