Njëmbëdhjetë të vrarë në festimin e fitores së ekipit indian të kriketit
- Të paktën 11 persona humbën jetën, ndërsa më shumë se 30 janë lënduar në një stampedo në Bangalor të Indisë, gjatë festimeve të kampionatit të Klubit të Kriketit Rojal Çelinxhers, raportoi "Asoshietet pres".
- Post By Ajrije Rexhepi
- 08:51, 5 qershor, 2025
Bangalor, 5 qershor 2025 (MIA) - Të paktën 11 persona humbën jetën, ndërsa më shumë se 30 janë lënduar në një stampedo në Bangalor të Indisë, gjatë festimeve të kampionatit të Klubit të Kriketit Rojal Çelinxhers, raportoi "Asoshietet pres".

Dhjetëra mijëra tifozë ishin mbledhur jashtë stadiumit për të festuar titullin e parë të Çelinxheers në Premierligën indiane. Tragjedia ndodhi kur turma u përpoq të hapte me forcë një nga dyert e stadiumit dhe të hynte për t'u bashkuar në festimet.
Shumica e të lënduarve janë në gjendje të qëndrueshme dhe po marrin trajtim ambulator.
Më 3 qershor, klubi për ndeshjen në Penxhab Kings (190/9:184/7) dhuroi bileta falas përmes faqes së tyre të internetit dhe u bëri thirrje tifozëve të ndiqnin rekomandimet e policisë dhe shërbimeve përkatëse të sigurisë.
Foto: EPA