• e premte, 05 dhjetor 2025

Rute: Nuk ka siguri pa mbrojtje të fortë dhe një Ukrainë të sigurt

Rute: Nuk ka siguri pa mbrojtje të fortë dhe një Ukrainë të sigurt

 Bruksel, 5 qershor 2025 (MIA) - Nuk ka siguri pa mbrojtje të fortë dhe nuk do të ketë siguri të qëndrueshme pa një Ukrainë të sigurt, porositi sot Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rute në fjalimin e tij hyrës në takimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut që u mbajt në kuadër të takimit të ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të Aleancës, në të cilin mori pjesë edhe ministri Vllado Misajllovski.

Sipas Rutes, mbledhja e sotme përfaqëson "hapin e fundit në rrugën" drejt Samitit të Liderëve të NATO-s në Hagë, i cili do të mbahet nga 24 deri më 26 qershor, kështu që ministrat do të duhet të "bien dakord për një sërë objektivash të reja ambicioze të aftësive për të mbajtur një miliard njerëzit tanë të sigurt, duke e mbajtur të fortë parandalimin dhe mbrojtjen e Aleancës".

 "Pra, sot do të përgatisim edhe planin e ri për investime në mbrojtje, i cili më pas, sigurisht, do të miratohet nga liderët e NATO-s në Samitin e Hagës", tha Rute. 

 Ai theksoi se fokusi i takimit do të jetë edhe në rritjen e prodhimit të mbrojtjes, pasi anëtaret e NATO-s duhet të prodhojnë shumë më tepër për të qenë në gjendje të mbrohen.

"Për ta bërë NATO-n një aleancë më të fortë, më të drejtë dhe më luftarake, duhet të shpenzojmë më shumë për të arritur këto qëllime. Por për sot, fokusi kryesor është te qëllimet dhe më pas, sigurisht, Samiti do të vendosë për shpenzimet, shtoi Rute në fjalimin e tij hyrës në takimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut në nivelin e ministrave të mbrojtjes. 

 Gjatë mbërritjes në takimin ministror në Bruksel, Rute porositi se sot  se dita e  sotme është vendimtare sepse do të vendoset për objektivat për forcimin e kapaciteteve dhe se si do të shpenzohen paratë për nevojat e mbrojtjes.

 Foto: NATO

 

QËNDRONI TË LIDHUR